Maqedoni

Përleshje fizike në Llopat, të rrahurit përfundojnë në spital

06.08.2015 15:00

Në incidentin e shkaktuar mbrëmë rreth orës 19.45 minuta pranë hekurudhës në hyrje të fshatit Llopat të Kumanovës...

Në incidentin e shkaktuar mbrëmë rreth orës 19.45 minuta pranë hekurudhës në hyrje të fshatit Llopat të Kumanovës nuk ka patur të shtëna nga armë siç raportuan disa portale, por vetëm përleshje fizike, njohtohet nga SPB i Kumanovës. 
 
Në Kumtesën zyrtrare të MPB askund nuk ceket se ka patur të shtëna armësh, porse vëllezërit F.A ( 33 ) dhe F.A. ( 30) së bashku edhe me një tjetër person me veturë “Folksvagen Vento” me targa të Kumanovës ia kanë prerë rrugën veturës “Folksvagen Sharan” me targa të Austrisë në të cilën kanë qenë vëllezërit bineq (V.Z ) dhe ( F.Z ) nga 18 vjet si dhe (R.A ) 20 vjeç.
 
Pasi i kanë ndaluar sulmuesit kanë dalur nga makina, kurse ( F.A ) me kondakun e revoles ka goditur xhamin nga ana e vozitësit me çrast njëri nga vëllezërit bineq duke dashur me shpejtësi të largohet me veturë, ka goditur rrethojën anësore të rrugës ku edhe është ndalur vetura.
 
Menjëherë sulmuesit janë vërsulur me çrast R.A. e kanë goditur me mjetë të fortë në pjesën e kokës. Gjatë rrahjes lëndime ka marruzr edhe njëri nga sulmuesit F.Z. 
 
Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Kumanovës, kurse pas intervenimit mjekësor janë lëshuar në shtëpi. 
 
Ekipi i SPB në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizë, kurse organet e rendit janë vënë në kërkim të sulmuesve” thuhet në Kumtesën e MPB.  
 
Ndryshe nuk jepen hollësi për motivet që sollën deri te incicdenti i mbrëmshëm.
 
NEXHAT AQIFI