Maqedoni
Pushteti lokal dhe sekotori joqeveritarë në Dibër mobilizohet të ndihmojë Tetovën
06.08.2015 15:07
Për rastin e goditjes nga katastrofa natyrore që përfshiu Tetovën me rrethinë, edhe qytetarët dibran së bashku me pushtetin vendor...

Për rastin e goditjes nga katastrofa natyrore që përfsahiu tetovën me rrethinë, edhe qytetarët dibran së bashku me pushtetin vendor të Dibrës shprehin solidaritetin me popullatën e komunës së Tetovës me rrethinë, për këtë rast janë angazhuar për përkrahje pushteti vendor i Dibrës, Kryqi i Kuq dhe ndërmarja Star-M me pronar Mazllum Hasan.
“Fatkeqsia natyrore e cila ndodhi në teritorin e Tetovës është dhe duhet trajtuar si një fatkeqësi gjithkombëtare-shqiptare nga se u damtuan njerëzit që në periudhën historike të kohës më të re më së shumti i ndihmuan çështjes kombnëtare dhe shqiptarëve në përgjithësi, prandaj me dhimbje ju shpreh ngushëllime familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre por njëkohësisht inkurajojmë edhe të tjerët për dëmet që jen bërë dhe i ndajmë të gjithë bashkarisht, sot ne përcollëm maqineri të rande nga nje ndërmarje që punon në komunë e Dibrës prej dy maqinave dhe dy kamioneve dhe këshilli komunal shumë shpejt aq sa ekziston mundësia do të bëjë ndarjen e mjeteve siç bëmë në Kumanovë ashtu do të bëjmë edhe për Tetovën”, shprehet kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata.
Ndërkaq me moton “ndihmo Tetovën” edhe kryqi komunal i Dibrës nga dita e djeshme deri ditën e martë është duke grumbulluar mjete për tu dalë në ndihmëve familjeve të dëmtuara në Tetovë nga katastrofa natyrore.
ATLI DEMA
