Futboll
Zyrtarizohet Di Maria, transferohet në PSG
06.08.2015 15:22
Paris St Germain gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar Angel Di Marian si lojtar të ri të ekipit...

Për shumën e 63 milionë eurove si dëmshpërblim, argjentinasi Di Maria, ka ardhur si përforcim më i madh i Paris St Germainit, para stinorit të ri, nga Manchester Unitedi.
Lajmi u zyrtarizua sot, në ueb faqen zyrtare të ekipit parisien, që i dëshiroi mirëseardhje argjentinasit, ish lojtarit të Real Madridit dhe Benficës.
Di Maria, ka qenë asistuesi më i mirë i të gjitha ligave të forta, ndërsa në Pariz vjen pas 12 muajve jo edhe aq të mira të kaluara në rradhët e Manchester United.
