Maqedoni

Shipkovicë: Rina 6 vjeçare ende rezulton e zhdukur

06.08.2015 15:28

Edhe pse kishte shpresa se trupi i vajzës së zhdukur nga Shipkovica mund të jetë nën katin e parë të shtëpisë...

Edhe pse kishte shpresa se trupi i vajzës së zhdukur nga Shipkovica mund të jetë nën katin e parë të shtëpisë, edhe me pastrimin e kësaj pjese të shtëpisë, ajo ende rezuluton të jetë e zhdukur.
 
Edhe gjatë ditës së sotme pjestarët e ushtrisë se drejtorisë për shpëtim, banorët e fshatit por edhe vullnetarë nga jashtë po vazhdojnë intenzivisht të kërkorjnë Rinën 6 vjeçare.
 
“Trupi i vajzës nuk është gjetur nën katin e parë të shtëpisë, aty ku ushtria dje bëriu kërkimet. Ata tashmë kanë ndëruar kahjen dhe po bëjnë kërkimet në shtëpinë tjetër, aty ku supozohet se edhe mnund të jetë trupi i vajzës”.
 
Familjarët dhe banorët ende i mbajnë sjhpresat e gjalla dhe besojnë se do ta gjejnë atë.
 
“Trupi i fëmijës në shtëpi ku ka qenë vajza nuk është. Tash e keni ndëruar lokacionin, siç e shihni edhe vetë ushtria ka dalur pas tek ajo shtëpia tjetër, janë duke ardhur prej andej: Këtu pjesa tjetër e ushtrisë punojnë për andej, fshatarët prej në anën tjetër poshtë, mendojmë se është diku afër këtu. Mendojmë, shpresojmë tani si do të ndodh veq një Zot e di. Shpresojmë se do ta gjejmë”, shprehet xhaxhai i vajzës.
 
“3 ditë vazhdojmë me kërkimet e vajzës tonë dhe kemi shpresa çdo memonet se do ta gjejmë”, shprehet banori i Shipkovicës.
 
Ndërkaq është gjetur i pajetë trupi i 61 vjeçarit Raif Jusufi nga fshati Lisec, dhe me këtë ka shkuar në 5 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Malesinë e Tetovës.
 
Trupi i 61 vjeçarit u gjend në afërsi të Reçicës së Epërme.
 
ERSAN PAJAZITI