Maqedoni

Filloi zbatimi i vaksinës gjashtëvalente,13 injektimet në vitë zvoglohen në shtatë

06.08.2015 15:34

Nga data 4 gushtë ka filluar zbatimi i vaksinës gjashtëvalente dhe vetëm në dy ditët e fundit rreth 40 foshnje...

Nga data 4 gushtë ka filluar zbatimi i vaksinës gjashtëvalente dhe vetëm në dy ditët e fundit rreth 40 foshnje të posalindura kanë pranuar në këshillimoren në shtëpinë e shëndetësore në shkup.
 
Vaksina është shpërndarë në të gjitha këshillimoret e Maqedonisë, ndërsa vaksina pentavalente pritet të zbatohej në muajin shtator.
 
Të gjithë fëmijët të cilët i nënshtrohen imunizimit të rregulltë sipas kalendarit deri në 18 muaj do të vaksionohen me vaksinën pesvalente dhe me vaksinën gjashtëvalente theksoi Tatjana Baevska Vuckoviq drejtoresha e shtëpis shëndetësore në Shkup. 
 
“Të gjitha foshnjat e posalindura të cilat kanë pranuar vetëm nga një dozë të vaksinës në maternitet do të fillojnë me vaksinën gjashtëvalente, sipas kalendarit është kështu, pastaj pesvalente, pastaj gjashtëvalente. Ata të cilët veç më kanë filluar dozë të caktuar të vaksinave paraprake do të vazhdojnë me vaksinën pentavalente, ndërsa doza e fundit do të jetë gjashtëvalente. Do të thotë çdo ekip i cili punon në këshillimore është i njoftuar me kalendarin e imunizimit dhe në pajtim me moshën ashtu do të vazhdojë me vaksinën pesvalente dhe gjashtëvalente”, shprehet drejtoresha e shtëpis shëndetësore në Shkup, Tatjana Baevska.
 
Përfitim më të madh do të kenë fëmijët e vegjël sepse me përdorimin e këtyre vaksinave 13 injektimet në vitë zvoglohen në shtatë.
 
Kjo jep hapsirë për vendosjen e vaksinës së re pneumokoka e cila është sipas dëshirës por në të ardhmen të vendoset rergullishtë në kalendar.
 
Dhe deri më tani nuk ka pasur rekacione të padëshiruar tek fëmijët e vegjël pas vaksinimit. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ