PËRMBYTJET E 3 GUSHTIT NË TETOVË

Shqipëria ndanë 50 mijë euro, ndihmojnë edhe Gostivari dhe Saraji, kompania Ekolog ndanë ndihma

06.08.2015 16:02

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur të ndajë një fond prej 50 mijë eurosh për të prekurit nga përmbytjet e 3 gushtit në rajonin e Tetovës...

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka shprehur solidarizimin dhe përkrahjen në mënyrë vëllazërore me të prekurit nga tragjedia e Tetovës dhe ka konfirmuar miratimin e fondit prej 50 mijë eurosh në ndihmë të situatës emergjente.

Ndihmat për tetovën kanë vazhduar edhe nga komunat në Maqedoni. Pas Çairit dhe Kumanovës, Komuna e Gostivarit ka ndarë sot mjete financiare perj 600 mijë derarësh.

Këshilltarët komunal, unanimisht mbështetën vendimin, duke bërë të mundur që iniciativa e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta të mund të zbatohet në ditët në vazhdim.          

Krahas vendimit për ndarjen e mjeteve financiare me lartësi prej 600 mijë denarësh, këshilltarët komunal unanimisht mbështetën propozimin që edhe honorarët e tyre për muajin Gusht, të dedikohen për familjet që pësuan nga fatkeqësia natyrore në Tetovë.

Edhe komuna e Sarajit në bashkëpunim me sektorin e biznesit dhe qytetarët e saj kanë dhuruar pako me ushqime dhe preparate për dezinfektim për tua lehëtsuar sado pak banorëve të prekur nga vërshimet në Tetovë dhe rrethinë.

Saraji, gjithashtu shqyrton mundësinë që të ndajnë edhe ndihmë financiare, dhe në këtë drejtim fton edhe qytetarët dhe afaristët, ndihmat e tyre në ditët në vijim t’i deponojnë në hapësirat e Komunës së Sarajit.

Ndihmë familjeve të prekura u është ndarë edhe nga Kompania Ecolog dhe afaristi Lazim Destani.

Ky aksion u realizua në koordinim me shtabin e emergjencës së Komunës e Tetovës dhe atë në më shumë lokacione në malësinë e Tetovës si dhe në lokacione të tjera ku ka dëme si pasojë e vërshimeve.

Poashtu kompania Ekolog për zonat e prekura nga vërshimet ka siguruar edhe gjeneratorë të rrymës elektrike në rast nevoje. Kompania Ekolog këtë aksion, do ta vazhdojë sa të jetë e nevojshme , afaristi Lazim Destani pas takimit me kryetaren e Tetovës Teuta Arifi.

VLORA LATIFI-TOPOJANI