Maqedoni

Aksion policor në Maqedoni: Kapen 9 bashkëpunëtorë të ISIS kërkohen 27 të tjerë

06.08.2015 16:22

MPB në orët e para të mëngjesit ka arrestuar 9 persona të dyshuar se janë anëtarë të ISIS-it dhe se kanë regrutuar shtetas të Maqedonisë...

MPB në orët e para të mëngjesit ka arrestuar 9 persona të dyshuar se janë anëtarë të ISIS-it dhe se kanë regrutuar shtetas të Maqedonisë për të luftuar në Siri dhe Irak, ndërsa 27 të tjerë akoma kërkohen nga policia.
 
Aksioni i madh policor është realizuar në Shkup,Tetovë, Gostivarë, Kumanov dhe Strugë. Në mesin e të arestuarrëve është dhe një imam nga Shkupi i cili akuzohet si ideolog dhe organizator i grupit.
 
“Janë ngritur padi penale kundër 35 personave nga Shkup, Gostivarë, Tetovë, Kumanovë dhe Strugë në mosh prej 19 deri më 49 vjeç. Ata akuzohen  për vepra të kryera, pjesëmarrje në luftra të huaja, polici dhe në formacione paraushtarake, gjë që është e dënueshme sipas nenit 322 A të kodit penal. Të gjithë të arrestuar dhe të dyshuar janë shtetas të Maqedonisë me kombësi të ndryshme”, shprehet ministri i MPB-së, Mitko  Çavkov.
 
MPB për herë të parë konfirmon dyshimet rreth numrin e shtetasëve të Maqedonisë që kanë luftuar në vendet e lindjes së Mesme.
 
Deri më tani në këto zona luftarake, sipas të dhënave të MBP-së kanë shkuar rreth 130 shtetasë të Maqedonisë.
 
Investigimet policore kundër këtij grupi kanë filluar në shtator të 2014-së dhe të njëjtat kanë zgjat deri në fund të muajin e kaluar, informojnë nga  MPB. 
 
“Sipas informatëve rreth 16 shtetasë të Maqedonisë kanë humbur jetën në zonat luftarake, ndërsa rreth 130 persona deri më tani kanë marr pjesë në luftra, një pjesë e tyre akoma janë në zonat luftarake. Pritjet e mia janë se me analiza dhe investigime të mirëfillta të dëshmive që kemi sot do të konfirmohet lidhja e këtyre njerëve që paraprakisht i kemi vërtetuar”, shprehet ministri i MPB-së, Mitko  Çavkov.
 
Ministria e Punëve të Brendshme përjashtojnë mundësin që në Maqedoni të ketë qendra të veçanta për trajnimin e personave për luftë, thonë vetëm se egzistojnë zona të vogla që kryejn aktivitete të tilla.
 
Gjatë realizimi i aksionit policor me emër “Qeli” janë sekuestruar dhe një numër të madh  dokumentash e të  të dyshuarëve, kompjutera, celulara, sim kartela, vërtetime për transfer të parave në Western Union si dhe një pishtolet.
 
REXHEP QAMILI