Maqedoni

Teuta Arifi: Punohet që rrugët të jenë të kalueshme

06.08.2015 16:31

Komuna e Tetovës së bashku me institucionet tjera shtetërore ka vazhduar pandërprerë angazhimin për përmirësimin e gjendjes së rrugëve...

Komuna e Tetovës së bashku me institucionet tjera shtetërore ka vazhduar pandërprerë angazhimin për përmirësimin e gjendjes së rrugëve, pas vërshimeve të shkaktuara nga shijërat e rrëmbyeshëm.
 
Sipas kryetares së Komunës, Teuta Arifi, në Poroj punohet me kapacitet të plotë dhe sipas saj, aty shpejt do të bëhet rrugë e kalueshme.
 
Në Poroj, gjithashtu ujësjellësi është aktivizuar dhe qytetarët tashmë mund ta përdorin ujin.
 
Sfida më e madhe mbetet akoma fshati Shipkovicë, sepse aty punohet më ngadale, për shka të pozitës gjeografike të fshatit.
 
“Edhe këtu në Shipkovicë punohet me intensitet maksimal, për pastrimin e hapsrave duke pasur parasysh se gjeografia e vendit është e tillë dhe kërkon makina më të vogla për të punuar, po normalisht angazhimi i madh është edhe i banorve dhe ushtrisë dhe gjitha institucioneve tjera, jam i kënaqur me këtë dinamikë dhe mendoj se përparimi do të jetë më i mirë dhe jam e kenaqur prej asaj. Sot përvec kësaj do kalojmë ta shofim ujësjellsin që rezulton se është shumë i dëmtuar dhe për ne është shumë e rëndësishme që të arrijmë dalëngadalë ta kthejmë në kondicion”, shprehet kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
 
Nga shtabi i emergjencës thonë se Shipkovica tashmë është nën energji elektrike dhe se po punohet në pastrimin e hapsirës si nga institucionet ashtu edhe nga qytetarët.
 
Ndërkaq, banorët janë shumë të kënaqur me qasjen humanitare prej organizatave dhe individëve. 
 
“Gjendja në fshta ditën e tretë është normalizuar pak, sot është duke u punuar për pastrimin e hapsirës cka ishte bllokuar totalisht. Ndihma janë duke ardh nga të gjitha anët, falemnderimet e mia dhe nga këshilli i emergjencës, dashamirët, humanistët, institucionet që kanë dhënë kontribut të jashtzakonshëm, kemi informata se ndihma akoma do të ofrohen për banorët”, shprehet Dashmir Sadiku nga shtabi I emergjencës në Shipkovicë.
 
Angazhimet komunale po vazhdojnë edhe në Reçicë të Madhe dhe të Vogël, ndërkaq  brenda qytetit po punohet në larjen e rrugëve dhe dezinfektimin e tyre, bëjnë të ditur nga komuna e Tetovës. 
 
NERMIN MUALKU