Maqedoni

Ambasada e SHBA-ve përshëndetë aksionin e sotëm policorë

06.08.2015 17:47

Ambasada e SHBA-ve në Shkup, e përgëzon Ministrinë e punëve të brendshme për operacionin e sotëm ndaj personave të dyshuar...

Ambasada e SHBA-ve në Shkup, e përgëzon Ministrinë e punëve të brendshme për operacionin e sotëm ndaj personave të dyshuar si terrorist dhe ndihmues të terrorizmit.
 
Jemi të informuar se ky operacion ishte rezultat i një hetimi të gjatë dhe të vëmendshëm nga ana e policisë, shërbimeve të zbulimit dhe Zyrës së prokurorit, në pajtim me ligjet e reja anti-terrorizëm në Maqedoni.
 
Mbështesim përdorimin e procedurave të drejtësisë penale nga ana e Qeverisë, për të ndaluar lëvizjen e luftëtarëve terrorist drejt rajoneve të konfliktit, për të frenuar dhunën, dhe për të luftuar fuqimisht ekstremizmin e dhunshëm. Operacioni i mëngjesit të sotëm ndihmon përpjekjet rajonale dhe botërore për t’i dhënë fund murtajës së terrorizmit.
 
Siç e tha sekretari i shtetit Kerry: “Çdo vend ka rolin e vet” në shkatërrimin dhe mundjen e ISIS-it.
 
Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të ndihmojnë Maqedoninë dhe shtetet tjera në rajon dhë në botë, gjatë përpjekjeve të tyre për të luftuar ISIS-in. Siç tha presidenti Obama në Kombet e Bashkuara shtatorin e kaluar, ata që janë të përkushtuar ndaj kësaj pune urgjente do të kenë partner të fuqishëm dhe të palëkundur në Shtetet e Bashkuara, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane në Shkup.