Maqedoni

Lëvizja Besa: Monitorim ndërkombëtar për aksionin “Qelia”

06.08.2015 18:11

Pas arrestimeve të sotme të dyshuarve për bashkëpunim me ISIS-in në Siri dhe Irak...

Pas arrestimeve të sotme të dyshuarve për bashkëpunim me ISIS-in në Siri dhe Irak, Lëvizja BESA kërkon monitorim ndërkombëtarë të këtij aksioni.
 
“Meqë disa herë autoritetet e Maqedonisë janë dëshmuar se kanë ditur ta keqpërdorin sistemin e drejtësisë dhe sigurisë, duke sajuar dhe montuar procese, veçmas kur bëhet fjalë për shqiptarët, kërkojmë edhe nga organizatat ndërkombëtare që ta monitorojnë këtë proces që të pamundësohet secila formë e abuzimit me ligjin dhe rastin në fjalë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA, duke përsëritur qëndrimin se shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet të bëhen viktima të thirrjeve për çfarëdo aksioni luftarak jasht vendit dhe duhet të jenë të kujdesshëm nga manipulimet e tilla.