Botë

Katër persona humbin jetën, 30 janë lënduar gjatë një shpërthimi në Rripin e Gazës

06.08.2015 19:05

Katër anëtarë të një familjeje palestineze humbën jetën, ndërsa rreth 30 persona janë lënduar sot gjatë shpërthimin në pjesën jugore të rripit të Gazës...

Katër anëtarë të një familjeje palestineze humbën jetën, ndërsa rreth 30 persona janë lënduar sot gjatë shpërthimin në pjesën jugore të rripit të Gazës, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Shëdnetësisë, Ashraf al kedra.
 
Sipas tij, arsye për shpërthimin në qytetin Rafah me siguri është bombë izraelite e vjetër, jo e aktivizuar nga lufta e vitit të kaluar.
 
Përfaqësues të forcave të sigurisë në Rafah theksojnë se  shpërthimi ka ndodhur derisa njerëzit kanë pastruar gërmadhat nga shtëpia, e cila është rrënuar gjatë luftës 50-ditëshe midis Izraelit dhe palestinezëve verën e kaluar./mia