Botë
Zjarr i madh në Kretë
06.08.2015 19:51
Zjarr i madh pyjor i cili sot shpërtheu në ishullin grek Kretë po del nga kontrolli dhe për shkak të kësaj autoritetet lokale kërkuan aeroplanë kanaderë...

Zjarr i madh pyjor i cili sot shpërtheu në ishullin grek Kretë po del nga kontrolli dhe për shkak të kësaj autoritetet lokale kërkuan aeroplanë kanaderë, deklaroi shefi i shërbimit grek të zjarrfikësve Apostolos Vardekis.
Ai theksoi se zjarri ka shpërthyer larg nga vendet e banuara, por era e fuqishme i vështirëson përpjekjet e zjarrfikësve dhe mund ta drejtojë zjarrin në drejtim të padëshiruar.
Në shuarjen e zjarrit janë mobilizuar 24 zjarrfikës, shtatë automjete kundër-zjarreve, disa automjete komunale dhe dy aeroplanë të vegjël. Vardekis, theksoi se tani për tani nuk dihet arsyeja për zjarrin./mia
