Maqedoni
Janë dhënë edhe 1.064 vërtetime për migrantët
07.08.2015 12:22
Edhe 1.064 vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit në Maqedoni janë dhënë në 24 orët e fundit...

Vërtetime të tilla deri tani gjithsej janë dhënë për 28.297 shtetas të huaj, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga vërtetimet e dorëzuara prej orës 8 të mëngjesit të djeshëm deri në orën 8 të ditës së sotme 672 janë për personat e gjinisë mashkullore, 177 femërore, 189 për fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit ndërsa 26 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 967, pastaj Pakistani 40, Iraku 33, Afganistani 19, ndërsa nga shtetet tjera janë në numër më të vogël.
Gjithsej prej 28.297 shtetasve të huaj të cilët kanë marrë vërtetime, 20.021 janë të gjinisë mashkullore, 3.813 janë të gjinisë femërore, 4.180 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, ndërsa 283 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. Më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 21.705, pastaj Afganistanit 1.964, Irakut 1.473, Pakistanit 968, Somalisë 526, Palestinës 435, Kongos 285, Kamerunit 133, Eritreas 129, Nigerisë 103, Etiopisë 99, derisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më sot në Repartin për azil janë dorëzuar 41 kërkesa për njohje të të drejtës së azilit ndaj bazës së vërtetimit të dhënë paraprak. Në IP qendrën pranuese për kërkues të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për ditën e djeshme është evidentuar një kërkues i azilit (burrë).
Ekipet mobile të Kryqit të Kuq dje u dhanë ndihmën e parë 112 personave, nga të cilëve 39 ndërhyrjet janë kryer Tabanoc dhe 73 në Gjevgjeli. Dymbëdhjetë gra shtatzëne kanë kërkuar asistencë mjekësore nga ekipet mobile, dy fëmijë janë transportuar deri te Spitali i përgjithshëm të Gjevgjelisë dhe për një rast është thirrur Ndihma e shpejtë mjekësore. Në Tabanoc dhe Gjevgjeli janë shpërndarë 816 shishe ujë, 113 paketa ushqime, 43 kuti higjienike për burra, 45 paketa higjienike për gra, 103 pako për ndihmën e parë./mia
