Kulturë

Struga vazhdon traditën kulturore, tre netë rrjesh TVM2 bashkë me “Kënëgë Jeho”

07.08.2015 12:42

Festivali tradicional i këngës dhe valleve të stilizuara popullore ”Këngë Jeho” sic do vit tjeter edhe sivjet fillon siparin ne qytetin e Strugës nga nata e sotme deri më 9 gusht...

Kjo u be e ditur edhe nga drejtoria e këtij festivali. Sipas drejtorit  Dilaver Lloga, në këtë manifestim muzikor dhe traditës shqiptare e cila zhvillohet cdo verë në Strugë parashihet të marrin pjesë grupe artistike nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.
 
Sivjet për herë të parë pritete të marrin pjesë  grupi i arbëreshëve të Zarës, po paraprakisht pritet konfirmimi nga shoqëria e arbëreshëve të Kozencës në Itali.
 
Përvec Shoqatave Kulturoro-artistike nga Struga dhe Maqedonia të cilat cdo vit  janë pjesmarrëse në këtë eveniment, pritet që sivjet të perfomojn grupe dhe ansamble dhe solistë të njohur edhe nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bujanovci.
 
Në festivalin tradicional te kenges dhe valleve te stilirizuara popullore ”Këngë Jeho”, do të prezantohen para publikut këngëtarë të njohur nga Struga dhe nga mbarë trojet shqiptare.
 
Sfidë  më vete  si per kete event te madh artistic po ashtu edhe per vete organizatorët edhe këtë vit mbetet aspekti finaciar i aktivitetit.
 
TVM2 programi ne gjuhen shqipe si cdo vit tjeter edhe sivjet do te beje transmetimin e drejtperdrejte te te trija neteve te festivalit I cili fillon ne ora 20 e 30 minuta.
 
BELINDA KOKA ADEMI