Maqedoni
Është shkelur një këmbësor 70 vjeçar në Shkup
07.08.2015 14:05
Nga lëndimet e marra nga goditja e një automjeti transportues sot paradite në Shkup vdiq një këmbësor 70 vjeçar...

Sipas MPB-së, rreth orës 7 sot në mëngjes në bulevardin "Boris Trajkovski" ndodhi një aksident trafiku në të cilën një automjet motorik transportues "Folskvagen Kedi" me targa të Shkupit ka goditur këmbësorin Zhivojin. K (70) nga Shkupi. Është transferuar në Qendrën urgjente për dhënie të ndihmës mjekësore, por pas një kohe të shkurtër ka vdekur.
Nga ana e SPB Shkup është dalë në vendin e ngjarjes, është kryer ekspertizë dhe punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit.
