Botë
Qeveria gjermane viza pune për emigrantet e Ballkanit?!
07.08.2015 13:29
Socialdemokratët në Gjermani propozojnë viza pune për refugjatët e Ballkanit Perëndimor...

Ky është artikulli bombastic ne shume gazeta te shtypit te sotem ditor gjerman qe hedh hije të reja mbi fatin e azilkërkuesve nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia.
Sipas politikanëve të koalicionit në pushtet, kjo është ndoshta mënyra e vetme për të ulur numrin e azilkërkuesve nga këto vende. Pohimi del në saj të një studimi të kohëve të fundit bërë nga ana e partisë SPD. Vendimi, është marre dy dite me pare.
Lajmi ka gjetur zëra pro edhe ne radhët e partisë së kristian-demokratëve,. Te cilet konsiderojne se me dhënien e vizave të punës mund t'u vihet në ndihmë atyre që kanë nevojë.
Qeveria gjermane sic duket po gjen alternativa nga me te ndryshmet per tju ndihmuar refugjateve, por duke theksuar gjithmone se azili është rruga e gabuar për ata.
Krahas kësaj është shtuar edhe një mundësi e kthimit të personave me aftësi pune sërish në Gjermani nëpërmjet kontratave të punës, që nuk do jenë poshtë pagave minimale bruto prej 1.460 euro.
Në këtë formë u jepet mundësia personave me aftësi profesionale të zgjedhin rrugë ligjore për emigracionin edhe për faktin se vendit i nevojitet fuqi punëtore.
Propozimi pritet të diskutohet në mbledhjen e Federatës së Landeve për politikën e azilit dhe refugjatëve që do të mbahet në muajin shtator.
