Maqedoni

Spitali i ri klinik në Shtip

07.08.2015 13:53

Spital i ri klinik do të ndërtohet në qytetin e Shtipit. Ministria e Shendetësisë promovoi projektin për ndërtimin e objektit...

Spital i ri klinik do të ndërtohet në qytetin e Shtipit. Ministria e Shendetësisë promovoi projektin  për ndërtimin e  objektit të  ri spitalor i cili deri më tani asnjëherë nuk është ndërtuar në Maqedoni. Bëhet fjalë për objekt  prej 34 mijë metra katrorsh dhe i njëjti do të jetë me  kapacitet prej 200 mijë qytetarë.  
 
“Ndërtimi i objektit është paraparë të kryhet për 24 muaj, ndërsa punimet  do të fillojnë në tetor të këtij viti. Sipas paralajmërimeve spitali i ri klinik duhet të jetë e përfunduar në tetor të vitit 2017. Ndërtimi i objektit  do të kryhet në dy faza me transfer të drejtëpërdrejt të kapaciteveve spitalore që do të thotë se në fillim do të ndërtohet pjesa e  re e spitalit ndërsa pas përfundimit të tij të gjitha repartet e spitalet do të shpërngulen në objektin e ri”, shprehet ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov.
 
Objekti i ri i paraljmëruar do të mundësoj trajnim  dhe kurim i shumë sëmundjeve të ndryshme dhe do ketë pajisje bashkohore.
 
Përveç kësaj në spitalin e ri në Shtip është paraparë të instalohet gjithashtu edhe sistem elektronik për shfrtyzimin e resursave të ndryshëm si për shembul kyçja  automatike dhe evidentim automatike të dhomave dhe dritave.
 
Investimi në fjalë kap vlerën rreth 30 milion euro. Spitali aktual në Shtip është i ndërtuar në vitin 1937 dhe sot ndodhet në gjendje e shumë  të vjetërsuar. 
 
REXHEP QAMILI