Maqedoni

Universitetet e vendit të ranguara dobët, “Harvard University“ e mban primatin numër 1 në botë

07.08.2015 14:01

Sipas rang listes boterore te institucioneve arsimore te realizuar nga Keshilli I kerkimeve ne Spanje CSIC...

Sipas  rang listes  boterore te institucioneve arsimore te realizuar nga Keshilli I kerkimeve ne Spanje CSIC,  Universiteti Shtetëror i Tetovës vazhdon të jetë ndër universitetet më dobet  te ranguara  ne Maqedoni.
 
Sipas te dhenave  me te fundit te rifreskuara nga faqja e mirenjohur  e universiteteve “Webometrics”, rangimi ne nivel boteror per USHT-ne  eshte  ne vendin e 8693  dhe krahasuar me vitin e kaluar ka shenuar nje ngritje per 2 mije vende me lart.
 
Edhe Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë ka mbajtur vendin e ngjajshëm me vitin e kaluar duke qëndruar në pozitën e 7853.Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup qëndron në vendin e 1396, duke pasur një lëkudje prej rreth 100 vendeve, pasi vitin e kaluar ishte radhitur në vendin e 1259.
 
Më mirë se USHT janë dy universitetet e tjera shtetërore, ai i Manastirit që radhitet në vendin e 5482 dhe Universiteti i Shtipit në vendin e 6491. 
 
Sa i përket universiteteve tjera private, shumë keq radhitet Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, edhe ate në vendin e 19 mije 714. Ndërsa Universiteti American College në Shkup qëndron rangohet në vendin e 11 mije 971.
 
Universiteti Ballkanik  po ashtu ka rangim të dobët,  duke qëndruar në vendin e 13188.
 
Sa i përket universiteteve rajonale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, është ngritur për rreth 900 vende në ranglistën botërore, duke u pozicionuar në vendin e 4060. “Universiteti i Tiranës” renditet i 6197-I disa vende me larte karshi vitit te kaluar.
 
RAngimi I universiteteve shqiptare  ka nje diference te dukshme per dallim nga ato rajonale . keto te fundit rangohen shum me lart per dallim nga universitetet shqiptare.
 
Rangimi I universitetit te Lublanes eshte shum I larte, dhe gjendet ne vendin e 216, universiteti I  Beogradit i 413-i, i Zagrebit i 458-i, karshi universitetit të Sarajevës që është i 2275-i dhe atij të Malit të Zi që është i 2793-i.
 
Universitetit I Harvardit  e mban primatin e Universitetit numër 1 në botë, i pasuar nga Massachusetts Institute of Technology, Stanford University, Cornell University, e University of California Berkeley, që përmbyllin top pesëshen e universitetve më të mira në botë.
 
Ky rangim është pjesë e Këshillit të Kërkimeve në Spanjë CSIC, dhe është ndër organizatat e para themelore kërkimore në Evropë.
 
ERSAN PAJAZITI