Futboll

Rubin Kazan kundërshtar i Rabotniçkit në plej offin e Ligës Europa

07.08.2015 14:08

Ekipi I vetëm I Maqedonisë që ka mbetur edhe më tutje të luaj në Evropë, Rabotniçki, mësoi kundërshtarin e fundit para garave të grupeve në Ligën Europa...

Në raundin e plej offit, në veprimtarinë më masive të futbollit evropian, “romantikët” do të takohen me gjigantin e futbollit rus, Rubin Kazan.
 
Bëhet fjalë për një ekip mjaft të fuqishëm, I cili ka garuar edhe në fazën grupore të Ligës së Kampioëve dhe skuadër e cila vitin 2008 dhe 2009 ishte kampione e Rusisë.
 
Rusët, ishin në mesin e kundërshtarëve më pak të dëshiruar, pasi Rabotniçki do të duhet të bëj një udhëtim tepër të gjatë për të zhvilluar takimin si mysafir dhe në të njejtën kohë, ata janë një kolektiv shumë kualitativ, por jo edhe aq atraktiv. 
 
Sipas shortit, Rabotniçki takimin e parë do ta zhvilloj si nikoqir me 20 gusht në shtëpi, ndërsa shtatë ditë më vonë, sfida kthyese do të luhet në Rusi. 
 
MUSTAFA ADEMI