Futboll
Pellegrini vazhdon kontratën me Cityn
07.08.2015 14:39
Manuel Pellegrini ka nënshkruar kontratën e re me Manchester City, e cila vlen deri në korrik të vitit 2017...

Lajmin e ka zbuluar drejtori ekzekutiv i Manchester City, Ferran Soriano, i cili shprehet i kënaqur me marrëveshjen e arritur.
“Ne jemi të lumtur që të arrijmë këtë marrëveshje me Manuel Pellegrinin, i cili ka kontribuar kaq shumë në zhvillimin e Manchester City, gjatë këtyre dy viteve të para të tij me ne, dhe ne jemi duke shikuar që të vazhdojmë këtë edhe për sezonet e ardhshme”, ka thënë Soriano.
“Kjo marrëveshje i lejon trajnerin që të përqendrohet në sfidat e ardhshme të ekipit në të dyja kupat vendase, e edhe për kupat evropiane”, shtoi ai.
