Botë

Kapet sasi rekord droge në SHBA

07.08.2015 15:42

Një sasi rekord kokaine është kapur nga rojet bregdetare të Shteteve të Bashkuara pranë brigjeve kaliforniane...

U sekuestruan rreth 8 tonë drogë, e cila transportohej përmes një nëndetseje.
 
Ajo ishte ndarë në 275 thasë dhe vlera e tregut arrinte në 181 milionë dollarë.
 
4 trafikantë ranë në pranga.
 
Autoritetet amerikane thanë se kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në brigjet amerikane.
 
Zona njihet nga autoritetet për shkak të aktivitetit të lartë të trafikantëve të drogës.