Maqedoni

PDSH thirrje faktorit ndërkombëtarë, bëni presion qeverisë që të ndihmojë Tetovën

07.08.2015 16:13

PDSH kërkon nga faktori ndërkombëtarë të ndikojë mbi qeverinë që më seriozisht tú del në ndihmë banorëve të Tetovës..

PDSH kërkon nga faktori ndërkombëtarë të ndikojë mbi qeverinë që më seriozisht tú del në ndihmë banorëve të Tetovës me rrethinë që u prekën nga vërshimet, pasiqë situata rezulton të jetë alarmante.

Sipas zëdhënësit Luan Tresi, komuna nuk po bën punën e duhur ndërsa mungon plan konkret për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga katastrofa.

“Ne i bëjmë thirje faktorit ndërkombëtarë  që të ushtrojë presion ndaj qeverisë që të fillojë menjëherë të meret me seriozisht me këtë situatë të rëndë si dhe urgjentisht të bëjë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në shtëpitë dhe objektet e tjera të dëmtuara. Të bëjë vlerësimin e dëmeve të tokat bujqësore, në të mbjellat si dhe në të mirat e tjera të qytetarëve të dëmtuar apo shkatëruar nga vërshimet. Kërkojmë që urjgentisht tu ndihmojhet qytetarëve pasiqë po bëhet një javë  dhe ata akoma nuk mund të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet”, shprehet zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi.
 
Nga PDSH thonë se përmbytjet në Tetovë vijnë si pasojë e mos pastrimit të shtratit të lumit Shkumbin ndër vite, pasiqë  në të janë hedhur mbeturina nga më të ndryshmet  qe kane kontribuar qe kjo fatkeqesi natyrore te  merr përmasa të tilla.
 
MERAL ISMAILI