Maqedoni

Tridhjet ditë paraburgim për nëntë të arrestuarit e djeshëm

07.08.2015 16:39

Një ditë pas arrestimit të 9 të dyshuarve për vepër penale “pjësmarrje në ushtri të huaj”, në xhaminë Tutunsuz...

Një ditë pas arrestimit të 9 të dyshuarve për vepër penale “pjësmarrje në ushtri të huaj”, në xhaminë Tutunsuz, ku imam i kësaj xhamie është njëri prej të arrestuarve, nuk është falur namazi i drekës.
 
Gjysëm ore para faljes së namazit të xhumasë, ku zakonisht njerëzit mbildhen për të kryer lutjet e drekës, brenda në xhami pikërisht në atë kohë nuk ka pasur asnjë besimtarë.
 
Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se për parandalimin e këtyre strukturave, nevojitet një bashkëpunim më i madh ndërinstitucional.
 
“Për të gjitha këto kërcënime duhet të punohet me forcë të bashkuar. Jo vetëm policia, policia është vetëm një element, këtu rol të rëndësishëm kanë edhe bashkësitë fetare, partitë politike të cilat duhet ta dënojnë këtë akt, dhe në një bazë më të gjerë të punohet në preventimin e të rinjëve për të shkuar në Siri dhe Irak”, shprehet profesori universitar Stojan Sllavevski.
 
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri më tani në zonat luftarake kanë shkuar rreth 130 shtetas të Maqedonise, prej të cilëve 16 veçmë kanë humbur jetën.
 
Sipas Kodit Penal në Maqedoni, ai që rekruton, bën thirrje apo nxit në ndonjë formë tjetër shtetas të Maqedonisë që t'i bashkangjitet ndonjë formacioni ushtarak apo paraushtarak, që organizon stërvitje ushtarake dhe transporton persona të tillë, dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg.
 
Ndryshe policia dje në kaudër të aksionit “CELULA” arrestoi 9 nga gjithsej 36 personat me dyshim se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në ushtri të huaj”.
 
Gjykata Themelore – Shkup,  pas shqyrtimit dhe dëshmive të propozuara nga Prokuroria Publike dhe pas marrjes në pyetje te të arrestuarëve, ju ka  shqiptuar mase te paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
 
Për 27 pesonat e tjerë të dyshuar për këtë vepër penale, është dhënë urdhër për arrestim dhe pas sigurimit të tyre dhe marrjes në pyetje, do të vendoset nëse do paraburgosen edhe ata.
 
NERMIN MULAKU