Maqedoni
Shipkovicë: Rina gjashtë vjeçare ende e zhdukur
07.08.2015 16:52
Vazhdojnë kërkimet për vajzën 6 vjece e zhdukur nga moti i lig para katër ditëve në fshatin Shipkovicë...

Kerkimet kane vazhduar gjate gjithe dites në shtëpin e kushririt të tyre e cila gjendet disa metra më poshtë.
Banorët dhe familjarët janë në pritje të disa qenve te stervitur per te nuhatur raste te ketij lloji, me shprese se do të ndimojne më shpejt për gjetjen e kesaj voglusheje e cila humbi cdo gjurme te saj qe nga mbremja e 3 gushtit kur uji I rrebeluar i Shkumbinit morri me vete edhe jete njerezish.
Banorët tjerë të fshatit që ndimojne ne gjetjen e vjazës apelojne tek fshatarët që mos të shkelin në vendin e kërkimeve deri sa qentë e kërkimit për kufomën e mundshme të japin ndonjë sinjal.
“Me kërkimin e vajzës ja nga ora pesë e mëngjesit kam dalë këtu më thanë të kem kujdes mos futen njerëz të shkelin këtu se qeni se dallon erën pastaj nëse ka lëvizje nuk mund të kërkoj qeni”, shprehet banori I fshatit Shipkovicë.
“Tash kërkimi vazhdon dhe në këtë moment është rrethua vendi dhe presim ato qentë që kërkojnë që të mos ngelin gjurmët e njerëzve po janë duke ardhur thonë. Po në bazë të hulumtimeve që janë bë lokacioni është transferu në këtë shtëpi me kërkim”, shprehet banori I fshatit Shipkovicë.
Pjesë e aktiviteteve për sanimin e gjendjes në rajonin e Tetovës pas reshjeve të bujshme, në mënyrë intensive punohet në fshatin Poroj, ku supozohet se janë rreth 350.000 metra kub baltë.
Punime me intenzitet me te larte po vetehen edhe ne fshatin Recice e Vogël dhe ne Recice te Madhe.
Në fshatin Reçicë të Madhe janë angazhuar ekskavator shtesë dhe dy kamionë nga Drejtoria e rrugeve te Maqedonise, Dibra, ndërsa në Reçicë të te Vogel ushtria dhe pushteti lokale.
Rruga kryesore mes Reçicës së Madhe dhe Reçicës së Vogël është pastruar plotësisht, dhe kanë qasje në rrugët tjera lokale.
“Vec tre ditë jemi duke punuar në teren për pastrimin ,hekjen e mbeturinave nga këtu sepse frigohemi që mund të ket nga aroma nga mbeturinat mos krijohet ndonjë epidemik”, shprehet mbykqyrësi për punën nga shtabi komunal Agim Hakiki.
Në fshatin Reçicë të Madhe janë angazhuar ekskavator shtesë dhe dy kamionë nga Drejtoria e rrugeve te Maqedonise - Dibra, ndërsa në Reçicë të te Vogel ne terren punojne ushtria dhe pushteti lokal.
Rruga kryesore mes Reçicës së Madhe dhe Reçicës së Vogël është pastruar plotësisht, dhe kanë qasje në rrugët tjera lokale.
VISAR SADIKI
