Botë
Afganistan: Shpërthim në Kabul 15 të vrarë qindra në lënduar
07.08.2015 17:23
Të paktën 15 persona janë vrarë dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur, nga një shpërthim i fuqishëm në një zonë të banuar në Kabul të Afganistanit...

Në mesin e të plagosurve ka edhe gra dhe fëmijë. Policia ka thënë se një sasi e konsiderueshme e eksplozivit ka shpërthyer afër ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes.
Ekipet e shpëtimit dhe policia janë duke kërkuar për të mbijetuar të tjerë, të cilët janë të bllokuar në rrënoja.
Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Shpërthimi ka ardhur pasi Kombet e Bashkuara kanë thënë më 5 gusht se është rritur numri i grave dhe fëmijëve që po plagosen apo po vriten në konfliktin që po vazhdon në Afganistan.
