Botë

UNHCR: Në ishujt grek kaos i vërtetë me emigrantët

07.08.2015 17:28

Kriza me refugjatë në tre ishuj grekë, pranë Turqisë, është “kaos i vërtetë”, ka alarmuar Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR...

Strehimi, uji dhe kanalizimet janë të pamjaftueshëm për shumë azilkërkues në Kos, Kios dhe Lesbos, ka thënë UNHCR-ja, duke e cilësuar situatën si “të turpshme”.
 
Sipas saj, gati të gjithë refugjatët janë nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Drejtori për Evropën i UNHCR-së, Vincent Cochetel, ka thënë se 124 mijë  njerëz kanë arritur këtë vit në Greqi, përfshirë 50 mijë vetëm në muajin korrik.
 
Greqia ka kërkuar edhe ndihmën e BE-së për t’u përballur me fluksin e migrantëve.