Maqedoni

Zaev: Rasti Puç me prapavijë politike

07.08.2015 17:31

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev i ka shpjeguar zyrtarisht Gjykatës së Strumicës vendimin e tij për të mos-respektuar...

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev i ka shpjeguar zyrtarisht  Gjykatës së Strumicës vendimin e tij për të mos-respektuar masën e caktuar që çdo të hënë të paraqitet në gjykatë. 
 
Siç njofton Gjykata Themelore Shkup 1, Zaev ka përsëritur qëndrimin se në rastin ‘Puçi’ sheh prapavijë politike.
 
"Edhe më tej mbetem në deklaratën për mosrespektimin e masës ndaluese, megjithatë i bëj me dije organeve të ndjekjes penale se në çdo moment jam i disponueshëm, nuk mendoj të arratisem, por do të vazhdojë të qëndroj në Maqedoni", ka thënë Zaev.
 
Njoftim, se Zaev nuk do të paraqitet në gjykatë, Gjykata e Shkupit e ka dërguar edhe në Prokurori.
 
Në bazë të ligjeve, tani mbetet që Prokuroria të vendos nëse do kërkojë ndonjë masë tjetër ndaj liderit socialdemokrat, përfshi edhe kërkesën për paraburgim, megjithse vendimin përfundimtar do ta ketë Gjykata Themelore Shkup 1.