Maqedoni

Ahmeti takim me ambasadorët Bejli dhe Orav; BDI Angazhohet për implementimin e marrveshjes

07.08.2015 17:44

Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për realizimin e marrveshjes politike mes katër liderëve...

Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për realizimin e marrveshjes politike mes katër liderëve dhe paralajmëron propozime konstruktive dhe mbipartiake.
 
Këtë qëndrim thuhet në kumtesën partiake  ta ketë paraqitur lideri I BDI-së Ali Ahmeti në takimin  e përbashkët me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhes Bejli, dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Aivo Orav. 
 
“BDI mbështet tërësisht marrëveshjet e arritura dhe bën përpjekje që ato të realizohen me sukses duke dhënë propozime konstruktive dhe mbipartiake. Prokurori special paraqet sfidën e rradhës dhe për këtë partitë do të duhen që të angazhohen maksimalisht për të mundësuar funksionimin e suksesshëm të këtij institucioni të përkohshëm në kuadër të sistemit prokurorial të vendit”. 
 
Sipas shërbimit poër informim pranë BDI-së, Ahmeti gjatë takimit poashtu  ka paraqitur qëndrimin e BDI-së mbi çështjen e prokurorit special,  dhe çështjet tjera që përmban marrëveshja.
 
“Për BDI-në, të gjitha obligimet nga marrëveshjet duhet të zbatohen me konsensus në mënyrë që të përfitojnë edhe besimin e qytetarëve si dhe të rikthejnë kredibilitetin e institucioneve. Sa më parë që ti zbatojmë këto obligime, aq më parë rikthehemi në çështjet prioritare për vendin, ato të integrimit EuroAtlantik, marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ndër-fqinjësore si dhe zhvillimet ekonomik”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
 
REXHEP QAMILI