Botë

Të paktën shtatë persona humbën jetën në një sulm ndaj një hoteli në Mali

07.08.2015 18:13

Të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën në një sulm ndaj një hoteli në qytetin Sevare, në pjesën qendrore të Malit, në të cilin më së shpeshti qëndrojnë të huaj...

Siç njoftoi përfaqësuesi i armatës në Mali, Sulejman Majga, midis viktimave ka katër ushtarë, dy nga sulmuesit dhe një civil - shtetas i huaj.
Majga informoi se është e mundur që gjatë sulmit ndaj hotelit "Debo", të cilin, sipas tij, e kanë kryer militantë islamistë, të jenë rrëmbyer edhe tre pilotë rusë.
 
Nga ana tjetër, siç njofton TASS, Ambasada ruse në Mali i përgënjeshtroi informatat për rusë të rrëmbyer gjatë sulmit.
 
"Informatat e këtilla janë të pavërteta. nuk e dinë se prej vjen kjo informatë", njoftoi Ambasada.
 
Rajoni rreth hotelit ende është bllokuar nga ana e forcave të sigurisë.
 
Autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë se cak i sulmit ka qenë rrëmbimi i shtetasve të huaj, duke pasur parasysh se në hotel shpesh qëndrojnë pjesëtarë të misionit paqesor të KB-së në Mali./mia