Maqedoni

Normalizohet trafiku hekurudhor

07.08.2015 18:28

Vihet ne qarkullim vija hekurudhore ne relacionin Shkup- Tetove –Kercove...

Rreshjet dhe vërshimet të cilat e kapluan rajonin e Tetovës në pjesën e lumit Shkumbim trafiku hekurudhor Shkup-Tetovë-Kërçovë është realizur me vështirësi ne disa raste ka pasur edhe nderprerje te qarkullimit te trenave.
 
Gurët e shumte  në binarët hekurudhor,rrëshqitja e dheut, drunjtë dhe balta kanë ndikuar që trafiku hekurudhor në drejtim të Kërçovës, përkatësisht rreth 2 kilometra para Tetovës  të ndërpritet për disa orë.
 
Ekipet e NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura me sukses kanë arritur që të pastrojnë këtë linjë hekurudhor nga guret, balta duke e normalizuar trafikun hekurudhor në drejtim të Kërçovës, por me shpejtës të ngadalsuar për shkak të rreziqeve që mund të hasen në trafik nga kjo fatkeqësi natyrore.
 
Sipas vlerësimeve të para dëmi i shkaktuar në këtë linjë hekurudhore nga vërshimet dhe rreshjet e shiut arrinë shifrat rreth 15 mijë euro.