Ekonomi
Në korrik shpenzimet më të ulta për jetesë
07.08.2015 19:20
Shpenzimet e jetesës në korrik në krahasim me muajin qershor të këtij viti janë ulur për 0,7 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 0,3 për qind...

Shpenzimet e jetesës në korrik në krahasim me muajin qershor të këtij viti janë ulur për 0,7 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 0,3 për qind, shpalli sot Enti Shtetëror për Statistikë. Në korrik të këtij viti në krahasim me muajin korrik të vitit të kaluar, shpenzimet e jetesës janë zvogëluar për 0,4 për qind, ndërsa që çmimet e shitjes me pakicë për 1.4 për qind.
Zvogëlimi i shpenzimeve të jetës prej 0,7 për qind në muajin korrik, në krahasim me muajin e kaluar është rezultat i indekseve të ulëta të perimeve të freskëta për 18,9 për qind, fruta të freskëta për 2,7 për qind, vezët për 1,7 për qind, produktet e mishit të thatë për 0,8 për qind, produktet e mishit të konservuar për 0,6 për qind, perimeve të konzervuara për 0,5 për qind, qumështit të freskët për 0,4 për qind, produktet suxhuk për 0,3 për qind dhe për pijet joalkoolike për 0,2 për qind.
Zvogëlimi i shpenzimeve të jetesës është vërejtur edhe në shërbimet spitalore për 5.8 për qind, mjetet e pastrimit dhe mirëmbajtjes shtëpiake për 2,2 për qind, këpucë me 1,3 për qind, pajisje elektrike - përqindje e madhe, energjisë elektrike për shtëpi dhe lëndëve djegëse dhe lubrifikantëve për 0,4 për qind.
Rritje të shpenzimeve të jetesës në korrik krahasuar me muajin e kaluar është vërejtur një rritje prej 5 për qind për duhanin, frutat e thata për 1,4 për qind, sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat për 1,1 për qind.
Në korrik rritje të shpenzimeve të jetesës është vërejtur edhe në shërbimet e akomodimit për 13,2 për qind, 3.5 për qind për barnat, pajisjet informative për 3,1 për qind, paket aranzhmanet turistike për 2,6 për qind, gazit për amvisëri për 1,3 për qind, veshje, mobilje dhe tekstil për amvisëri për 0,3 për qind./mia
