Botë

Për “inat” të Perëndimit, Kim ndryshon edhe zonën kohore!

07.08.2015 19:56

Koreja e Veriut pritet të ndryshojë zonën kohore, për të festuar kështu çlirimin nga Japonia dhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore...

Koreja e Veriut është aktualisht në të njëjtën zonë kohore si Koreja e Jugut dhe Japonia.
 
Por gazeta qeveritare e vendit komunist thotë se do e kthejnë orën 30 minuta mbrapa më 15 gusht.
 
Sipas tyre, “imperialistët djallëzorë japonezë” i kanë imponuar vendit edhe kohën standarde, duke e ndryshuar gjatë pushtimit.
 
I gjithë gadishulli korean, në atë kohë një vend, ishte 8.5 orë përpara Grinuiçit kur u kolonizuan nga Japonia në vitin 1910.
 
Koreja e Jugut është e shqetësuar pasi kjo do ndikojë në punën që do bëhet në zonën industriale Kaesong, në pronësi të dy Koreve.
 
Nuk ka asnjë trupë ndërkombëtare që miraton ndryshimet e zonës kohore në një vend.
 
Në vitin 2011, Samoa e ndryshoi zonën kohore, duke humbur një ditë. Sipas tyre kjo do e bënte më të lehtë komunikimin me fqinjët Australi dhe Zelandë e Re.
 
Në vitin 2007, Venezuela vendosi të kthejë orën mbrapsht me gjysmë orë, pasi presidenti Hugo Çavez donte që banorët të përfitonin nga një “shpërndarje më e ndershme e rrezeve të diellit”.