Ministria e Financave ka paguar 227 milion denarë subvencione për 8.711 bujq
Ministria e Financave ka paguar 227 milionë denarë subvencione për 8.711 bujq për qumështin e prodhuar dhe për masa tjera për përkrahje të bujqësisë...

Për qumështin e prodhuar dhe të shitur të lopëve, dhive dhe deleve, 8.562 bujqëve, ashtu siç kumtoi Ministria e Financave, u janë paguar 206 milionë denarë.
Për përkrahjen e blegtorisë janë paguar edhe 3 milionë denarë sipas bazës së deleve të regjistruara dhe për dele të ngordhura dhe dhi me sëmundjen e gjuhës së kaltërt.
Për kallam vendor të rrushit janë paguar 14 milionë denarë përkrahje financiare. Masa arrin 25 denarë për kallam rrush.
Nga Ministria e Financave informojnë se janë paguar edhe 1,4 milionë denarë për përkrahje të prodhimtarisë kopshtare nën vend të hapur dhe nën serra.
Për bashkim të prodhimeve bujqësore janë paguar 2,2 milionë denarë.
