SHI kërcënohet me sulme të reja në Arabinë Saudite

08.08.2015 14:02

Grupi xhihadist Shteti Islamik (SHI) sot publikoi një audio-regjistrim, në të cilin, ashtu siç pohohett, flet vetëvrasësi me bombë i cili e ka kryer sulmin në xhaminë e Arabisë Saudite të enjten, me ç'rast humbën jetën 15 anëtarë të forcave të sigurisë saudite...

Audio-regjistrimi, së bashku me fotografi kinse të sulmuesit, i cili është identifikuar si Abu Sinan al Naxhdi, është publikuar në një faqe në Tuiter lidhur me SHI.

I pretenduari Naxhdi në xhirim thotë se Arabia Saudite do të përballet edhe me sulme tjera, duke shtuar se "sundimtarët saudit dhe ushtarët nuk do të kënaqen në paqe", sepse marrin pjesë në koalicionin e udhëhequr nga SHBA që kryen sulme ndaj anëtarëve të SHI në Siri dhe Irak.

Në audio-incizimin vetëvrasësi me bombë i dyshuar dërgon edhe apel deri te militantët tjerë të kryejnë sulme vetëvrasëse, duke theksuar se "rripat me shpërthyes janë shumë më efektive nga armët e zjarrit".