Negociata intensive mes Greqisë dhe kreditorëve

08.08.2015 14:13

Për sot dhe nesër në Bruksel janë parashikuar negociata intensive mes përfaqësuesve të Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë për çështjet kryesore kontestuese, me qëllim që të arrihet marrëveshje për pagesën e transhës së re para 20 gushtit, kur bie kësti i kredisë në vlerë prej 3,4 milionë që Athina duhet t'ia kthejë Bankës Qendrore Evropiane (BQE)...

Sipas burimeve diplomatike evropiane, në vigjilje të raundit të ri të negociatave, mbrëmë është mbajtur telekonferencë mes përfaqësuesve të kreditorëve dhe ekspertë të 19-të vendeve anëtare të eurozonës, me qëllim që të harmonizohen qëndrimet.

Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar, dhe Mekanizmi evropian  për stabilitet financiar nga java e kaluar negociojnë me Greqinë, për pakon e re të tretë për Athinën në vlerë prej 82 miliard euro, pagesa e të cilës varet nga zbatimi i reformave dhe masave për kursim nga ana greke.

Sipas burimeve të Brukselit, përfaqësuesit e kreditorëve janë të kënaqur nga "bashkëpunimi shumë i mirë" i autoriteteve greke në negociatat e deritanishme.