Koalicioni kryen 15 sulme ajrore kundër ISIS

08.08.2015 15:12

Koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kryer 15 sulme ajrore në Siri dhe Irak, kundër militantëve të Shtetit Islamik, thuhet në deklaratën e Task Forcës së përbashkët...

Gjatë ditës së enjte janë kryer 6 sulme ajrore në Siri, në qytetet e Al Hasaka, Aleppo, Ayn Isa dhe Dayr Az Zaër, të cilat kanë pasur për objektiva njësitë taktike, pajisjet dhe pozicionet e luftëtarëve të ISIS.

Task Forca thotë se sulmet ajrore këtë javë kanë ndihmuar forcat kurde siriane të kenë kontrollë më të madh në qytetin Al Hasaka.

Në Irak janë kryer 9 sulme ajrore në 6 qytete të ndryshme.