TË GJITHA RRUGËT ÇOJNË NË REKËN E EPËRME

Shënohet “Takimet e Rekës së Epërme “

08.08.2015 16:13

Me program artisik të pasur, me valle tradicionale shqiptare dhe me ekpozita të veshjeve kombëtare u shënoa manifestimi qenror i “Takimet Rekë së Epërme”...

Në qendërn e Rekës në fshatin Rimnicë  të gjith erdhën me njëjtën qëllim. Ruajten e tokas, traditës dhe kulturës shqiptare të rekasëve.

Mbështetje të këtij festivali jep edhe komuna e Gostivarit.

“Ky manifestim organizohet për herë të dytë sot është  manifestimi qendror. Dmth kjo është ajo t[ë cilën ne rekalit i keni ftuar që ti bashkojmë që të jenë unik së bashku dhe të kthejn jetën në Rekë. Ky takim është me rëndësi për rekasit nga se ne ketë inciativ e filluam që të kthejmë shpirtin e Rekës në Rekë” – tha kryetar i SHQ “Reka E Epërme”, Xhelil Rufgati.  

“Këto takimi i takojnë banorët e rekës të cilët në periudha të ndryshme  e kanë lëshuar rekën dhe janë shpërndarë nëpër vendbanime të ndryshme pjesma më e madhe  e rekanëve jetonë në qytetin e Gostivarit kurse janë duke punuar nëpër vendet të ndryshme të BE dhe SHBA. Po ajo që më bënë mua të kënaqem e rekasit hyn në pjesën e kombit shqiptar që i kanë ruajtur tokat traditat dhe zakonat e vjetra shqiptare” – u shpreh kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta.

Karakteristika kryesore në Takimet e Rekës së Epërme është veshja dhe  gjuha të rekasëve.Veshjet shumë ngjyrëshe tradicionale u përkujtojnë  gjeneratave të reja se duhet ruajtur kulturën shqiptare në vend. Vizitor të shumtë  nga  gjith vendin erdhën për të parë këtë manifestim.

“Eshtë një rastë specifik dhe i posaçëm i cili u mundëson jo vetëm banorëve të Rekës së Epërme por të gjith shqiptarët që të njihen me kulturën traditën dhe me veshjen kombëtare”.

“Ne kemi ardhur nga Velesi për të treguar prej ardhjen tonë të stërgjyshërve tonë që kanë jetuar këtu.Ky manifestim duhet shpërngulur edhe nga anën  tonë”.

“Është mirë që të mbahen mend dhe të përkujtohen këto tradita. Rekasit janë përfshir në disa pjesë të vendit dmth nuk është vetëm kjo  pjesë por ka edhe te anën tonë në Veles, në Jabolçishtë dhe komunës së Çashkës. Eshtë kënaqësie madhe  të marrim pjesë në këtij lloj takimesh” – thanë disa nga vizitorët e Rekës së Epërme.

Për këtë rastë piktori Reshat Ameti organizoi ekspozit të veçant me vlerat e artit shqiptarë.   

Në bashkëpunim me Shoqatës së Rekës së Epërme na dol një ide edhe këtu të prezantohen jo vetëm vlerat e artit figurativ shqiptarë  por edhe atij ndërkombëtarë që ky manifestim të ketë një dimenzion ndërkombëtarë” – tha piktori Reshat Ameti.

Qëllimi i këtij manifestimi është që ky evinimen të shënderohen në manifestim tradicional i cili  brez pas brezi  do të kultivohet nga rekasit. (Rexhep Qamili, TVM2)