Analistët, vullnet i plotë për zbatimin e marëveshjes

08.08.2015 16:18

Partitë politike nuk kanë gadishmëri të plotë të implementojnë marrëveshjen e 15 korrikut, me të cilën iu dha fund krizës politike në vend....

Kjo për arsye se edhe për këtë marrveshje nuk pati vullnet të brendshëm politik, sepse  deri te kjo marrëveshje erdhi si rezultat i presionit të faktorit ndërkombëtar.

Kështu deklaron analisti politik, Naser Zyber, pas deklaratave nga BDI dhe PDSH, për jetësimin e marrëveshjes së korrikut. Shpëtim për marrëshjen sipas Zyberit, është vetëm mbikqyrja e faktorit ndërkombëtar.

“Nëse faktori ndërkombëtar e len zbatimin e marrëveshjes në dorë të partive politike, atëherë un jam skeptik se do të ketë ndonjë implementim kualitativ dhe në kohë. Në qoftë se faktori ndërkombëtar ushtron presionin e tij, ushtron ndikimin e tij dhe mban në kontroll situatën duke marrë pjesë drejpërdrejtë në të gjitha fazat e implementimit, atëherë mund të shpresohet se do të ketë rezultat. Madje edhe për cështjet më delikate siq është prokurori special rreth së cilit mendoj se kohëve të fundit është diskutuar me partië politike nga takimet që u njoftua opinion që kishin edhe lideri i opozitës Zaev por edhe kryetarët e dy partive politike shqiptare me përfaqësues të BE-së dhe SHBA-ve” – u shpreh analisti politik, Naser Zyberi.

Ndërkaq dje BDI pas një takimi me ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Bejli dhe Orav, është zotuar se BDI do ta mbështes tërësisht marrëveshjen e arritur  dhe  do të bëjë përpjekje që marrëveshja të realizohen me sukses,  duke dhënë propozime konstruktive dhe mbipartiake.

Ne nderkohe,  lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi,  është shprehur skeptik në implementimin e marrëveshjes, nënshkrues i së cilës është edhe lideri i PDSH-së.

Nga ana tjetër, duke komentuar poltikën e VMRO- DPMNE-së, Zyberi thotë se partia maqedonase në pushtet, do të bën përpjekje deri në maksimum që edhe këtë marrjevshjes ta sabotojë! (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)