Me derbin Vardar-Shkupi, nis garimi në LPFM

Shkëndija pret Mlladostin, Renova mysafir i Turnovës

08.08.2015 17:18

Pas një pushimi prej dy muaj e gjysëm, kthehen emocionet futbollistike në vendin tonë, me pesë ndeshjet e xhiros së parë në shoqërinë elitare, që do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme dhe të hënën...

Takimi I cili zgjon kërshërin e shikuesve më së shumti, është pa dyshim derbi shkupjan mes ekipeve të Vardarit dhe Shkupit.

Ky ballafaqim, I cili deri para 10 vitesh ishte duel I dy skuadrave më të mëdha dhe më të fuqishme në vendin tonë, tani ka një pamje krejtësisht tjetër, pasi Vardari pas investimeve të mëdha në klub është favorit I madh, ndërsa Shkupi në anën tjetër, nuk është ai I kohërave të vjetra.

Edhe përkundër kësaj dhe faktit se mysafirët nuk do të kenë mundësinë e përkrahjes nga tifozët më të flaktë, “shvercerët”, Zekirija Ramadani dhe lojtarët e tij paralajmërojnë se mund të befasojnë favoritin. Ndeshja, luhet nesër, në Arenën “Filipi i dytë” në Shkup, me fillim në orën 20.00.

Po nesër, luhen edhe tre takime tjera, por të cilat do të nisin në orën 17.30. Shkëndija, me përforcimet e mëdha që I bëri gjatë kësaj vere, duke transferuar lojtarë të mëdhenj si Hasani, Ibraimi e Cuculi, shkaku I punimeve në stadiumin e Qytetit në Tetovë, ndeshjen e parë si nikoqir do ta luaj në Çair të Shkupit.

Ekipi I ri në shoqërinë elitare, Mlladost CD, pritet të jetë kafshatë e lehtë për të përzgjedhurit e Shpëtim Duros dhe vetëm nxemje para derbit të madh me Vardarin, që në xhiron e dytë.

Ekipi I tretë shqiptar sivjet në Ligën e Parë, Renova, sezonin e ri futbollistik do ta nis si mysafir, me aspirata të njejta si edhe vitin e kaluar, sigurimin e daljes në Evropë. Skuadra e Qatip Osmanit, nesër do të udhëtojë në Kukush të Strumicës, ku do të takohet me Horizont Turnovën dhe prej ku shpreson që të kthehet me gjahë të plotë.

Ndeshja tjetër që do të luhet nesër, është ajo mes Metalurgut dhe Sileksit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Shkup.

Ndërkohë, xhiroja e parë në sezonin 2015-2016, do të kompletohet të hënën, kur Rabotniçki i shkëlqyeshëm sivjet në Evropë, do të jetë mysafir i Bregallnicës në Shtip. (Mustafa Ademi, TVM2)