KK Forca me suksese të reja në Erzurum të Turqisë
Klubi i karatesë Forca vazhdon të prezantojë vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme në arenën ndërkombëtare...

Nën prirjen e trajnerit Muarem Imeri, ekipi shkupjan gjatë këtyre ditëve gjendet në Erzurum të Turqisë, ku është duke u mbaur turneu i 12-të me rradhë, i njohur si “Pallandoken”.
Në të njejtin, prezantuan 41 shtete me mbi 1500 garues, në mesin e tyre edhe katër përfaqësues të KK Forca, të cilët arritën të fitoj pesë medalje, një të artë, një të argjentë dhe tri të bronzta. E artë, në kategorinë e saj ishte kampionja ballkanike, Jusra Ademi, që fitoj në kumite, -40 kg.
Medalje të argjentë fitoj Abdurahim Idrizi, I cili kaloi me sukses plotë katër kundërshtar, por në fund, në finale u mund nga kampioni evropian për kadet, ndërsa të bronztë ishin Jasin Osmani dhe Liridon Demiri, si dhe Jusra Ademi në konkurencë ekipore.
