VAZHDOJNË NDIHMAT PËR SHIPKOVICËN

Shtabi i emergjencës shprehë faliminderime

08.08.2015 17:47

Vazhdojnë ndihmat për fshati Shipkovicë...

Shoqata të ndryshme të vendit, të diasporës dhe të unionit  stutendor shqiptar nga Shkupi dhanë ndihma e tyre  në para dhe ne produkte ushqimore dhe medikamente për banorët që pësuan në vërshimet katastrofale në këtë zonë.

“Unioni studentor shqiptarë në Shkup organizoi një aksion humanitar për ndimën e fshatrave të Tetovës  kemi dal disa  ditë më rradh në Shkup në qarshin e vjetër kemi mbledhur mjete financiare dhe mjete të tjera të cilat qytetarët kan dhën donacione tek ne  dhe sot me kordinim të shtabit emergjencës këtu në Tetovë kishim sipas kordinimit kishin më shum nevoj për barna dhe ne u munduam gjitha ato mjete ti sjellim në barna” – tha njëri nga përfaqsuesit e Unionit Studentor Shqiptar – Shkup.

“Ndihmën konkrete respektivisht për sjelljen e barnave  të cilat kan qen edhe kërkesat e shtabit emergjenc në bashkpunim edhe me mjekët të cilët kan qenë kujdestar gjatë gjithe periudhës  dhe kan mundur të identifikojn se cilat jan nevojat ose barnat të cialt jan të domosdoshme për të tejkaluar më let dhimbjen personat që jan të drejt përsdrejti nga vërshimet” – u shpreh Arben Halili, anëtar i shtabit emergjencës.             

Në zhbllokimin e rrugëve dhe pastrimin e objekteve  të mbushura me gërmadha  u  bashkangjiten edhe  banorët e fshatit Sellcë të Tetovës.

“I përkrahim këto momente të vështira vllezërit tan sa do pak të japim kontributin tonë sa kemi mundësi të ju ndimojm aqë mundemi kemi  sjell disa makineri të fshatarve dhe kemi një grup prej disa antarve sa kemi mundësi aqe do ju ndimojm” – tha kryetari i Bashkisë lokale të Sellcës, Qani Hiseni.

Nga shtabi i emergjencës në Shipkovic shprehen mirnjohes për të gjthë dashamirët që kanë mbështetur banorët e Shipkovicës në këto ditë të vështira. (Rexhep Qamili, TVM2)