Ditët e kulturës Dibrane u begatuan me aktivitete të shumta
Ditët e kulturës Dibra 2015 u begatuan edhe me nje aktivitet kulturor...

Në këtë mbrëmjë buzë liqenit të Dibrës u parqitën muzat poetike të poetëve të diasporës takim ky i organizuar nga Ministria e diasporës e Republikës së Kosovës dhe nga shoqata e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptar “Papa Klimenti 11 Albani” me seli në Suedi, me moton edhe ty je pjese e atdheut në këtë mbrëmje u përurua edhe libri antollogji e mergimtarëve të titulluar “Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi “ si dhe libri me poezi “Se zgjohem ëndërroj” i poetes në mërgim Miradije Maliqi.
Duke shpallur të hapur mbrëmjen poetike kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata pasi përshëndeti krijuesit dhe mysafirët e ftuar, pos tjerash theksoi se shoqatat kulturore ne të kaluarën edhe tash janë duke dhënë kontribut të madh në ritjen e frymës patriotike.
Te pranishmit i pershendeten përfaqësuesi i ministrisë së Diasporës nga Republika e Kosovës, Shani Hamit aga dhe kryetari i shoqatës së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptar në Suedi Hysen Ibrahimi, të cilët me një zë shprehën mirënjohje për këtë aktivet të rëndësishëm kulturor të organizuar nga kryetari i Komunës së Dibrës dhe mësuesja e gjuhes shqipe dhe poetja ne Gjermani, Gonxhe Letmi - Begisholli.
Në këtë mbrëmje u përurua edhe libri thesar kombetar i mërgatës shqiptare ne Suedi të botuar nga Shoqata e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë “Papa klimenti XI Albani” dhe libri me poezi të poetes Miradije Maliqi “Se Zgjohem Ëndërorj”.
Mbrëmja poetike vazhdoi me leximin e poezive nga poetet e Diasporës dhe ata dibran si Hasan Qyqava, Miradije Maliqi, Sadie Haliti, Nuri Koleci, Bleta Begu, Hysen Ibraimi, Brikena Qama, Gonxhe Letmi Begisholli, Arbëresha Turkeshi dhe Besim Zeneli.
Ky takim u përmbyll me mesazhin poetik se edhe me pendë luftohet për bashkim kombëtar. (Atli Dema, TVM2)
