Sivjet më pak pritje për hyrje në Maqedoni
08.08.2015 19:13
Si në shumë qytete tjera edhe në Kumanovë këtë verë qëndruan një numër i madh mërgimtarësh tanë, të cilët kishin ardhur për ti kaluar pushimet verore në vendlindje....

Për dallim nga vitet e kaluara ata thonë se sivjet për hyrje në Maqedoni në vendkalimin kufitar në Tabanoc nuk kanë pritur gjatë por vetëm nga disa minuta.
Edhe përkundër faktit se mërgimtarët vijnë në pushime , atyre ditët kryesisht u kalojnë nëpër dasma e gazmende tjera familjare.
Sidoqoftë ata thonë se edhe pse koha po u kalon nëpër dasma, ata gjatë këtyre dy javëve çmallen me më të afërmit e tyre dhe ndjehen mirë në vendlindje. (Nexhat Aqifi, TVM2)
