Gruevski: Marrëveshja implementohet me konstruktivitet

08.08.2015 19:18

VMRO –DPMNE është konstruktive për sa i përket marrëveshjes së korrikut dhe në qoftë se edhe opozita ka qasje konstruktive atëherë me siguri do të respektohet afati kohor për implementimin e marrëveshjes në fjalë...

Kështu ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski. Ai beson  se prokurori special do të zgjidhet deri me 15 shtator, ashtu si janë marr vesh katër partitë më të mëdha politike me dy qershor.

“Në qoftë se opozita është konstruktive ashtu siç jemi ne, me kohë do të përfundojë puët: procesi për zgjedhjen e prokurorit special dhe përbërjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor” – tha kryeministri, Nikolla Gruevski.

I pyetur  nëse VMRO-DPMNE ka kufijt e saj lidhur me bisedimet me LSDM-në, Gruevski thotë se për këtë parti më të rëndësishmet janë ligjet dhe vullneti i popullit.

“Linjat tona të kuqe janë gjithmonë kushtetuta, ligjet si dhe  vullneti i qytetarëve– u shpreh kryeministri Gruevski.

Këto deklarata kryeministri Nikolla Gruevski i ka bërë në vizitën e tij në zonën teknologjike industriale në zhvillim,   Strugë Ohër, me ç’rast ka paralajmëruar ndërtimin e dy fabrikave ka fundi  I muajit  mars, me c’rast sipas tij do të punësohet  rreth 2000 qytetarë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)