DRITAT E MAKINAVE

Jo më drita të ndezura të makinave ditës?

09.08.2015 13:54

MPB po përgadit ndryshimet e reja të ligjit për komunikacion për sa i për ketë mbajtës së dritave të ndezura të makinave gjatë ditës...

Tashmë më propozohet të hiqet detyrimi për mbajtjen e ndezur të dritave të makinës që ishte e obligative për të gjitha drejtuesit e makinave për disa vite me rradh.

Propozohet dritat e automjeteve të mund të ndizen vetëm në raste kur ka vështirësi dhe mungesë të shikueshmërisë në komunikacion.

Shumica e drejtuesit të anketuar përkrahin këto ndryshime. Ata  janë të mendimit se ndezja e dritave  ditës në  vend djellor është palogjikshme.

“Duhet hiqur detyrimi i ndezjes së dritave është verë nuk ka nevoj për drita. Shpesh harojmë ti ndezim dritat dhe dënimet janë të mëdha.Me përdorimi i dritave ditës ka edhe shpenzime digjen dritat ndonjëherë harrojmë ti dnrojmë dritat dhe mëndej të denojnë...”

“Mendoj se këto propozime janë të mira dhe duhet të miratohen, sepse ne jemi vend  në të cilën dita gjat deri më 12 orë”

“Nuk bëjnë këto propozime. Më mirë është të drejtohen makina me drita të ndezura sepse vetëm ashtu ka shikurshmëri më të mirë”

“Eshtë mirë të miratohet ky ligjë, edhe diell edhe drita nuk ka nevoj.Kemi shpenzime të shumta, nuk shkon asnjë javë digjen dritat” – thanë disa nga të anketuarit nga ana e TVM2.  

Ministira e Punëve të Brendshme është propouzues i këtyre ndryshimeve në komunikacion. Por pavarësisht të kësaj ata nuk japin detaje të hollësishme  për ligjin në fjalë. Nuk ka informacione se cilat përfitimet e këtij ligji dhe se a do të ketë apo jo dënime për drejtuesit të cilët nuk do të respektojnë këtë ligj deri miratimin e ndryshimeve.

Në këtë periudh kur propozim ndryshimet e ligjit për komunikacion janë akoma në fazë parlamentare për drejtuesit e makinave nuk ka asnjë informacion se si duhet t’i drejtojnë makinat e tyre. Të mbajn apo jo dritat e ndezura  të makinave gjatë ditës!?

Përdorimi i dritave të ndezura gjatë ditës në Maqedoni përdoren mbi 10 vjet. Propozimi ligji për komunikacion do të gjendet në komision parlamentar me 24 gusht ku do të shqyrtohen dhe arsyetohen dobitë e  ligjit. (Rexhep Qamili, TVM2)