Arrestohen disa shqiptare pa dokumenta në një objekt hotelierik në Gostivar
09.08.2015 14:44
Gjashtë shtetase të Republikës së Shqipërisë, janë arestuar mbrëmë vonë nga objekti hotelierik "Nota" në fshatin Çegran të Gostivarit...

Siç kumtoi policia, vajzat e moshës prej 21 deri 33 vjeçare nuk kanë pasur dokumenta identifikimi, ndërsa krahas tyre janë gjetur edhe dy të tjera. Gjoja kanë qenë të angazhuara si këngëtare dhe valltare.
Objekti, me vendim të Drejtorisë për të ardhura publike, është mbyllur për 30 ditë, ndërsa Stacioni policor - Gostivar ka ndërmarrë masa për dokumentimin e plotë të rastit.
