Masa disiplinore për 11 të punësuar në MPB
09.08.2015 14:51
Pas procedurës disiplinore të zbatuar, gjatë javës së kaluar, janë sjellur 11 vendime kundër 11 të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak të shkeljeve të bëra në punë...

Ashtu siç kumtoi sot MPB, nëntë të punësuarve u është caktuar masë e "dënimit në para", njërit të punësuar "sistemim" dhe njërit të punësuar "pushim nga puna".
