Të paktën 32 anëtarë të forcave të sigurisë turke të vdekur në sulmet e PKK-së

09.08.2015 15:26

Të paktën 23 anëtarë të forcave turke të sigurisë janë vrarë në sulme të kryengritësve nga Partia Punëtore Kurde e ndaluar (PKK) në periudhën prej 7 korrikut deri më 7 gusht, lajmëroi Anadolia...

Në atë periudhë kanë humbur jetën të paktën 11 civilë, ndërsa 101 janë plagosur. Në ato të dhëna nuk janë viktimat e sulmit vetëvrasës të 20 korrikut në Suruç në të cilin humbën jetën 32 civilë.

Forcat turke vazhdojnë me sulmet ndaj caqeve të PKK-së në shtet dhe pas kufirit. Në operacionet që filluan më 1 gusht janë vrarë 260 kryengritës dhe mbi 400 janë arrestuar. Në burgjet turke për momentin ka 3.788 të dënuar dhe 783 anëtarë të arrestuar të PKK-së.