KOMISIONI PËR VLERËSIMIN E DËMEVE

Do të kompensohen të gjitha dëmet

09.08.2015 15:30

Të gjitha dëmet e shkaktuara nga vërhimet katastrofale në zonën e Tetovës do të dëmshpërmblen dhe konpensohen...

Ekipet e Komisionit Qeveritar të formuar për vlersimin e dëmeve në këtë periudhë punojnë fuqimisht dhe bëjnë ç’mos për të  krijuar kushte për evidentimin e të gjitha dëmeve në zonën e Pologut.

Fillimisht do të regjistrohen dëmet e shkaktuar të  pronës së tundëshme dhe të patundëshme e më pasë dëmet  në bujqësi, blegëtori dhe gjërave të tjera.

“Jemi duke bërë pastrimin   e terenit që pastaj ekipet e specializuara e të gjitha fsuhave të dalin në vendngjarje dhe të bëjnë regjistrimin e dëmeve të shkaktuara. Fillimisht siç e shihni edhe ju është duke u bërë pastrimi i prurjeve të dheut, gurëve dhe sendeve tjera që janë pru nga reshjet dhe pastaj kemi  bërë ekipe të specializuara që do të bëjnë regjistrimin dhe vlersimin për atë se sa janë të dëmtuara. Fillimisht do të bëhet vlersimi i pronës së tundëshme dhe të patundëshme  dhe pastaj kemi vlerësues për punë bujqësore, blegëtore dhe sendet tjera” – tha bashkëkryetari i komisionit qeveritar për vlerësimin e dëmeve, Ejup Halimi.

Të gjithë qytetarët e prekur nga këto vërshime në periudhën në vijim të bashkëpunojnë me ekipet e komisionit për vlersimin e dëmeve dhe të paraqesin gjithçka që u është dëmtuar. Raproti përfundimtar i bërë nga ky komision do ti dërzohet  Qeverisë. (Rexhep Qamili, TVM2)