Cassano kthehet në Sampdoria

09.08.2015 16:50

Antonio Cassano është rikthyer zyrtarisht në Sampdoria, pas katër vjetësh e gjysmë. Sulmuesi italian ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga Genova, pasi u nda në muajin shkurt nga Parma…

Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian, përmes ueb-faqes së vet zyrtare. “Jam i lumtur, gjithmonë forca Sampdoria”, ka thënë Cassano pas nënshkrimit.

Sipas të së përditshmes italiane “La Stampa”, përfaqësuesi italian do ta ketë rrogën 680 mijë euro në vit, plus bonuset prej 120 mijë, nëse e arrin kuotën 15, përfshirë këtu gola dhe asistime. Cassano më parë kishte luajtur në Romë, Real Madrid, Milan e Inter.